IKS-i publikoi analizen politike 'Zgjidhja e Nyjes: Ekonomia Politike e Korrupsionit dhe Llogaridhënies në Kosovë' të Marten, me 29 Qershor 2010.

 Tema e korrupsionit është bërë pjesë e rëndësishme e diskursit politik të brendshëm të Kosovës. Poashtu, korrupsioni mbetet një njësi matëse kyçe nëpërmjet të cilit komuniteti ndërkombëtar vlerëson sfidat e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Megjithatë, kuptimi i kufizuar i shkallës dhe karakterit të korrupsionit paraqet probleme për politikëbërësit në Kosovë.

'Zgjidhja e Nyjes' prezenton një analizë sistematike të karakterit të korrupsionit në Kosovë si dhe një ekzaminim të implikimeve të korrupsionit për zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit. Ky studim nuk ofron një përmbledhje të hollësishme të rasteve të korrupsionit por fokusohet në të metat stukturore brenda sistemit të qeverisjes që lejojnë 'lulëzimin' e korrupsionit. Prandaj, IKS-i përfshin një listë rekomandimesh për të adresuar faktorët mundësues të këtij fenomeni. Për më tepër klikoni këtu.