© Copyright - IKS 2009
Partnerët dhe Donatorët

Iniciativa Kosovare për Stabilitet është pjesë e rrjetit të instituteve hulumtuese të frymëzuara nga Iniciative Evropiane për Stabilitet në Evropën Jug-Lindore. IKS-i është themeluar si pjesë e projektit të ESI-t mbi ndërtimin e kapaciteteve në vendet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2004. Themelimi i tij është ndihmuar nga analistë të lartë të ESI-t që punojnë në Kosovë dhe Ballkan, me udhëheqje vendore të institutit të ri.

Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur ka qënë mbështetës i punës së IKS-it që nga fillimi i vitit 2005. Hulumtime të shumta si problemet në qeverisjen e Prishtinës, sfidat e ekonomisë rurale të Rahovecit, roli i BE-së në Kosovën e pavarur, kanë qenë të financuara kryesisht nga KFOS-i. Nën ombrellën e FORUM 2015, KFOS-i ka mbështetur gjithashtu projektet Imazhi çon peshë! të publikuar në fund të vitit 2008, dhe "Vlerësimi i ndikimit të reformave lokale në Kosovë" që pritet të publikohet në fund të shkurtit 2010.

Instituti për Shoqëri të Hapur përmes grantit institucional është duke e mbështetur IKS-in që prej vitit 2008. Ky grant vazhdon të ofrojë për IKS-in siguri financiare dhe i ofron mundësi të vazhdojë të punojë dhe të zhvillohet më tepër. Ky grant na ka ndihmuar në veçanti në krijimin e një rrjeti më proaktiv dhe të një strategjie avokuese. Granti institucional na ka mundësuar të vazhdojmë punën tonë në përputhje me politikat dhe objektivat tona.

Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar është duke mbështetur projektin e IKS-it: Ekonomia Politike e Korrupsionit dhe Llogaridhënies në Kosovë pas pavarësisë. Projekti ka filluar në nëntor 2009 dhe pritet të përfundojë në pranverë 2010. Projekti është azhurnim i njërit prej raporteve të mëhershme të IKS-it, Studim mbi Rindërtimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar i publikuar më 2007. Ky projekt do të analizojë më thellë shtysat dhe pengesat kundrejt përmirësimit të luftës kundër korrupsionit.

Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë nëpërmjet Instrumentit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (IDDNJ) është duke mbështetur projektin e IKS-it: Ekonomia Politike e Mitrovicës dhe Gjakovës: Ndikimi në Stabilitetin Social dhe Politik. Projekti synon të sigurojë pjesëmarrjen demokratike të aktorëve të shoqërisë civile në zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe politik të Kosovës drejt një të ardhmeje evropiane. Ky projekt ka filluar në fillim të vitit 2010 dhe do të përfundojë në fund të vitit 2011.



Fondi i Ballkanit për Demokraci është duke mbështetur projektin e IKS-it: Peisazhi Politik i Kosovës. Nëpërmjet këtij projekti IKS-i synon të analizojë sistematikisht peisazhin politik të Kosovës dhe të paraqesë në mënyrë të qartë përfundimet e hulumtimit tek populli i Kosovës. Nëse qytetarët dinë më shumë rreth funksionimit të partive politike, rreth përpilimit të programeve dhe se si merren vendimet brenda partisë, atëherë ata do të jenë në gjendje të bëjnë zgjidhje më të informuar se kush do ti përfaqësojë ata. Ky projekt i financuar nga FBD ka filluar në tetor 2009 dhe parashihet të përfundojë në verë 2010.

Momentalisht, UNICEF-i është duke mbështetur projektin e IKS-it: Sondazh opinioni Zërat e Rinj. Përmes këtij projekti, IKS-i i hedh një vështrim jo të zakonshëm mendimeve dhe ndjenjave të kosovarëve të rinj, botëkuptimeve të tyre të së tashmes dhe së ardhmes, duke shpresuar se do të mund të ndikojë në formulimin e politikave më të mira në interes të fëmijëve dhe rinisë kosovare. Ky projekt ka filluar në fillim të vitit 2010 dhe do të zgjasë katër muaj. UNICEF-i ka mbështetur gjithashtu projektin e IKS-it: Drejt Lisbonës -Vlerësimi i nevojave për trajnime profesionale si dhe i krijimit të mundësive për punësim të femrave në zonat rurale.



Iniciativa për Reformë në Qeverisje Lokale dhe Shërbime Publike ka mbështetur projektin e IKS-it: Mitrovica, Një qytet, Dy realitete nga fundi i vitit 2008 deri në fund të vitit 2009. Gjashtë analiza të politikave të prodhuara si rezultat i këtij projekti ofrojnë hulumtim në jetën e përditshme të realiteteve aktuale të të dyja komuniteteve. Politikat e analizave synojnë të provokojnë debate të bazuara në fakte ndërmjet dhe midis dy komuniteteve, politikanëve dhe shoqërisë civile, medias dhe publikut si dhe në nivel qendror dhe tek komuniteti ndërkombëtar.

Fondi Evropian për Ballkanin ka mbështetur projektin e IKS-it: Të mendosh gjelbër nga fundi i vitit 2008 deri në mes të vitit 2009. Të mendosh gjelbër prezanton gjendjen e mjedisit në Kosovë sot dhe mënyrën si qeveria qendrore dhe qeveritë komunale e trajtojnë këtë çështje, posaçërisht në komunat e Prishtinës dhe Obiliqit. Ky punim synon të hedh dritë mbi territor të pashkelur më parë, të inkurajojë veprime nga ana e qeverisë dhe të nxis debat publik mbi çështje kyçe që ndikojnë në jetën tonë.
