© Copyright - IKS 2009
Sondazh Opinioni Zërat e Rinj
Kosova ka popullatėn mė tė re nė Evropė, ēdo i katėrti person i pėrket grupmoshės 15-24 vjeēare. Kosova mbetet njė nga vendet mė tė varfėra nė Evropė. Krahasuar me vendet e tjera tė rajonit, ekonomia e saj ecėn me hapin e kėrmillit, ndėrsa papunėsia vazhdon tė jetė nė nivele tė larta shokuese. Ndėrsa shumė janė tė mendimit se e ardhmja e vendit ėshtė nė duart e rinisė, ky mendim duket se po anashkalon rininė e Kosovės. Situata e rėndė nė vend, e le rininė kosovare me perspektiva tė paqarta pėr tė ardhmen e saj. Pėr mė tepėr, duket se kosovarėt e rinj ndikojnė shumė pak nė institucionet e lidhura ngushtė me jetėn e tyre tė pėrditshme.
Nėse Kosova ėshtė serioze nė lidhje me integrimin evropian, hapi i parė qė duhet ndėrmarrė duhet tė jetė fuqizimi i rinisė sepse Kosova nuk mund tia lejojė vetes luksin e injorimit tė potencialit tė saj rinor. Kosova mund tė jetė njė ekonomi konkurruese nė tregun evropian vetėm nėse investon mė shumė tek tė rinjtė e saj.
Nisur prej kėsaj, IKS-i i hedh njė vėshtrim jo tė zakonshėm mendimeve dhe ndjenjave tė kosovarėve tė rinj, botėkuptimeve tė tyre tė sė tashmes dhe sė ardhmes, duke shpresuar se do tė mund tė ndikojė nė formulimin e politikave mė tė mira nė interes tė fėmijėve dhe rinisė sė Kosovės. Ky projekt i financuar nga UNICEF-i filloi nė dhjetor 2009 dhe parashikohet tė pėrfundojė nė pranverė 2010. Si pjesė e kėtij projekti, IKS-i do tė ndėrmarrė xhirimin e njė dokumentari tė shkurtėr.
