Momentalisht, ekipi i IKS-it ėshtė duke punuar nė projektin e financuar nga Komisioni Evropian, nėn grantin e Instrumentit pėr Demokraci dhe tė Drejta tė Njeriut (IDDNJ), tė titulluar “Ekonomia politike e Mitrovicės dhe Gjakovės: Ndikimi nė stabilitetin social dhe politik.”
Njė dekadė pas luftės, qytetarėt e Kosovės ende duhet t’i kthehen jetės “normale.” Afėrsisht 2,000 njerėz mbesin tė zhdukur, papunėsia shėnon rreth 44 pėrqind, mė sė shumti tek gratė dhe tek njė pjesė e madhe e rinisė sė Kosovės. Mundėsitė e pakta tė punėsimit po kontribuojnė nė emigrim, sidomos nė ekonomitė rurale tė goditura rėndė, ku ndėrmarrjet e mėdha shoqėrore ende nuk janė funksionalizuar.

       Ndėr mė tė prekurat nga papunėsia dhe emigrimi ėshtė komuna e Gjakovės, e cila dikur mburrej me numrin mė tė madh tė punėsuarve nė tė gjithė ish-Jugosllavinė – 27,500 tė punėsuar nė industri dhe shėrbime deri nė fund tė vitit 1988. Momentalisht, gratė kryefamiljare luftojnė qė tė ushqejnė familjet e tyre dhe disa prej tyre kanė siguruar tė drejta pronėsore. Afėrsisht, 65 kilometra nė veriperėndim, ura mbi lumin Ibėr ndan shumicėn shqiptare nė jug nga shumica serbe nė veri tė komunės sė Mitrovicės. Ky qytet ėshtė bėrė simboli ndėrkombėtar i ndarjeve etnike qė bezdisin Kosovėn. Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės mbetet e panjohur nė veri, e cila ende funksionon nėn drejtimin politik tė Beogradit dhe ku pėrdoret dinari serb si monedhė e tyre. Se cili legjislacion ėshtė nė fuqi dhe cilat autoritete janė pėrgjegjėse pėr Veri, nuk ėshtė vendosur deri mė sot. Betejat pėr pronėsi mbesin tė pazgjidhura. 
  
       Projekti synon tė sigurojė pjesėmarrjen e akterėve tė shoqėrisė civile nė zhvillimin shoqėror, ekonomik dhe politik tė Kosovės drejt njė tė ardhme evropiane. Pėr me shumė, objektivat e projektit pėrfshijnė: 1) Pėrfshirjen e shoqėrisė civile nė mbikėqyrjen e fuqizimit tė proceseve politiko-ekonomike nė Kosovė drejt integrimit nė BE, 2) Politikat drejt zhvillimit politik, ekonomik dhe shoqėror tė fuqizuara sipas standardeve evropiane; dhe 3) Konsensuset e vazhdueshme politike, shoqėrore dhe ekonomike rreth komunitetit tė ndarė tė Mitrovicės.